Moderatorja e njohur Bora Zemani ka qenë sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku është pyetur se përse është ende single?
Bora u shpreh se është e angazhuar me shumë punë dhe koha që mbetet jashtë punës do mbetet për Arborin, djalin e saj, i cili ndodhet në klasën e dytë.
“Jam single. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër”, tha moderatorja, duke argumentuar se nuk i mungon një partner, sepse nëse do t’i mungontë do ta kishte gjetur.
Bora shtoi se është pak e vështirë të gjesh një partner të plotësuar, ashtu siç vetë ajo është, një businessëoman, moderatore e suksesshme dhe e devotshme, dhe shtoi se shpesh partnerët nuk të bëhen krah, dhe kërkojnë gjithmonë të jënë “burri”, pa e ditur shumë mirë se çfarë nënkupton roli i burrit.

