TË FUNDIT

“Problem katërkëndëshi i gabimeve të tij”/ Meta i përgjigjet Bashës

Disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreshtoi Presidentin Ilir Meta në kampin e kundërshtarëve të tij, duke e quajtur pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës” dhe të së keqes, bashkë me Berishën edhe Kryeministrin Rama.

Presidenti Meta i ktheu këtë të martë përgjigje, duke e cilësuar si “lapsus” këtë deklaratë të kreut të PD. Gjithsesi, Meta ngarkon Bashën me katër përgjegjësi madhore për gjendjen në të cilën, sipas tij ndodhet sot vendi.

Së pari, bojkoti i reformës administrative-territoriale përpara zgjedhjeve vendore të 2015. Opozita ka pasur të gjitha ofertat për të dhënë një plan të sajin dhe jo vetëm kaq, por demokratët të cilëve sot u serviret Ilir Meta si pjesë e këtij trekëndëshi. Së dyti, që në momentin që është hedhur ideja e djegies së mandateve kam thënë që kjo është një çmenduri, si do digjni mandatet. Për çështjen e pushtetit lokal e njëjta gjë dhe po kështu bojkoti i reformës në drejtësi ishte me pasoja katastrofike në kapjen e shtetit. Sa herë i ka thënë Ilir Meta atij (Lulzim Bashës) por dhe LSI-së, bëni një platformë për Reformën në Drejtësi bazuar me votat e ndryshimit të Kushtetutës me 140 vota?”, deklaroi Meta gjatë një interviste për Ora News.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat