TË FUNDIT

Prej disa muajsh në një lidhje të re, publikohet fotoja e Bojken Lako në momente intime me partneren e tij

Kanautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe ka lënë pas historinë me Semi Jaupajn.

Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai nuk fshihet më dhe shfaqet me të publikisht. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë bashkë me të në ‘Sunny Hill’. Çifti janë fotografuar nga ‘Vip Magazine’ në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje në buzë.

E dashura e artistit është e panjohur për publikun por kjo nuk e ka penguar çiftin të shfaqte dashurinë në publik.

Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat