Loredana dhe Mozzik janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit.
Pak muaj më parë ata u bënë prindër për herë të parë, të një vazje me emrin Hana.
Duket se dyshja nuk ka kohë për pushime por janë angazhuar menjëherë me projektet muzikore.
Bashkëpunimi i tyre i fundit “Romeo & Juliet”, tregon edhe historinë e vërtetë të dashurisë mes tyre.
Si nisi romanca mes tyre?
“T’kom drogë, t’kom ven
Me ty u nis gjithcka ni folloë n’Instagram
T’shkrujta, t’shkrujta dhe… s’e lujta
Erdha n’dhomë tone edhe vujta
Për ty jam veç ni gjarpër, ta maroj…
Me ty e ndaj ditën, me ty e ndaj natën
Me ty e ndaj kadën, bukën, pjatën”
Duket se gjithçka ka filluar me një follow në Instagram.
Më pas gjërat janë bërë serioze dhe ja ku janë tani, duke i kënduar dashurisë së tyre.
Kënga vjen si një dhuratë edhe për të gjithë çiftet e tjera të cilët mund të jenë njohur në të njëjtën mënyrë, dhe konteksti lidhet ngushtë me afrimin e datës 14 shkurt, si dita e të dashuruarve./real-news.tv

