Ishte sfida që bëri xhiron e botës duke bërë që shumë të tjerë të bënin të njëjtën gjë. Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodrigues shpallën një sfidë 10 ditore ku i përmbaheshin një diete të fortë.
Duket se kësaj sfide i erdhi fundi dhe Jennifer së bashku me partnerin vendosën ta festojnë pikërisht me një darkë ku në tryezë ishin pikërisht ushqimet që nuk konsumonin gjatë sfidës.
“Ia ka vlejtur pritja”, ka shkruajtur Jennifer në postimin e fundit në ‘Instagram’ ku tregon tryezën e mbushur me gatime. Jennifer dhe Alex janë një çift që kujdesen shumë për shëndetin e tyre, dhe bëjnë çdo gjë bashkë, kështu që nuk duhet të habitemi nëse do të shohim një raund të 2-të të kësaj sfide.


