TË FUNDIT

Çudit ish ministri i LSI: Do të votoj Lulzim Bashën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili është ‘de fakto’ anëtar i Kryesisë së LSI ka bërë sot një deklaratë se do të votojë në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Bashën.

“Lulzim Basha ka prezantuar sot një program për klimën e biznesit. Ishte i thjeshtë; konkret; realist dhe i duhuri për të vende të reja pune dhe nxjerrjen e vendit nga kriza. Jam 100% dakort me këtë program dhe kam ndërmend ta votoj sapo të më jepet rasti!

Do ta votoj që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Nuk dimë ende se si do të pritet kjo deklaratë nga LSI dhe Kryemadhi. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat