Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, do të propozojë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s heqjen e rregullit të golit në fushën kundërshtare.
Sipas raportimeve të të përditshmes gjermane “Kicker”, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që do të mblidhet ditën e nesërme në Romë për ta marrë në shqyrtim këtë propozim nga Gridel.
Rregulli i golit në fushë kundërshtare është një prej rregullave që ka shkaktuar shumë debate, pasi të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar heqjen e tij sidomos në Champions league.
Në vitin 1965 goli në fushën kundërshtare u aplikua për herë të parë në finalen e Kupës së Kupave mes Dukës së Pragës dhe Budapest Honvedit. /real-news.tv/

