Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku ka mbetur i lënduar një efektiv i policisë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, pranë fshatit Xibrakë.
Nga informacionet, rezulton se polici ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Ai ka mbetur i plagosur, por menjëherë ka mbërritur ambulanca në vendndodhje.
59-vjeçari është shoqëruar për në spital, ku ka marrë edhe trajtimin mjekësor.
Mësohet se efektivi është polic i komisariatit të Peqinit./real-news.tv

