Qindra pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë marrë pjesë ditën e sotme në një marshim kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke marrë shkasë nga rasti i 13 vjeçares së përdhunuar në Kavajë.
Marshimi është zhvilluar në Tiranë. ‘Nuk luhet përdhunimesh’, ishte banderola më kuptimplotë.
Protesta është organizuar me anë të një eventi të krijuar në “Facebook”, ndërsa kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.
/Real-news.tv/
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/373178363265241/

