Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se situata mes Interit dhe sulmuesit argjentina Ikardi sa vjen e bëhet edhe më e vështirë dhe e pazgjidhshme.
Fakti që zikaltrit i hoqën shiritin e kapitenit ‘bomberit’ ka bërë që ky i fundit të mos shkojë në Vjenë në ndeshjen që u luajt dje.
Në Itali thuhet se Ikardi ka pasur sot një takim 15 minuta me drejtuesit dhe nuk është gjetur një zgjidhje.
Ndërkohë që së fundmi flitet edhe për një transferim të Ikardit te Juventusi. /Real-news.tv/

