Një 52 vjeçar është plagosur me armë zjarri pak momente më parë në Fier.
Sipas njoftimit, sonte rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

