TË FUNDIT

Manchester United do të blihet nga Princi i Arabisë

Ky lajm vjen pasi është raportuar më parë se drejtuesit e Man United janë duke kaluar shumë kohë në Arabinë Saudite.

Tani princi saudit, familja e të cilit ka një pasuri rreth 900 miliardë euro, shpreson të bindë pronarët aktualë familjen Glazer ta shesë klubin.

Burime pranë Old Trafford gjithmonë kanë mohuar zërat se Glazer-at duan ta shesin, por oferta stratosferike mund të jetë e parefuzueshme.

Familja amerikane bleu klubin për 900 milionë euro rreth 14 vite më parë, por e kanë rënduar me borxhe të mëdha.

Mesa duket, regjimi i tyre mund të ketë një fund të lumtur, pasi janë pranë përfitimeve të frikshmeve 2.5 miliardë euro.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat