Dermatologët sugjerojnë që fytyra nuk duhet larë asnjëherë në dush, pasi mund të sjellë probleme të shumta. Nëse ju laheni me ujë të ngrohtë shumë dhe lani fytyrën me këtë ujë, atëherë lëkura juaj ka predispozita të bëhet më e thatë. Dermatologu i njohur amerikan, Benjamin Garden thotë se uji i nxehtë e irriton lëkurën.
“Ndjehet aq mirë në një ditë dimri të ftohtë ose pas një stërvitjeje të lodhshme, por uji i nxehtë është shumë i dëmshme dhe irrituese për lëkurën tonë”, thotë ai. Uji i nxehtë shkrin vajrat natyral në lëkurë. Dhe sa më i nxehtë të jetë uji, aq më shumë thahet lëkura. Plus, shumë ujë të nxehtë në fytyrë me kalimin e kohës gjithashtu mund të prodhojë pigmente të tepërta ose shenja në lëkurë”, tha ai.
Fytyrën duhet ta lani menjëherë pas dushit dhe duhet ta shpërlani me ujë të ftohtë për të mbyllur poret e hapura./real-news.tv

