Ditën e hënë pritet të mblidhet KQz, ku do të japë mandatet e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00, ku deputetët Endit Braimllari, Qarku Tiranë, Përparim Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto Qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë do të zëvendësohen.
Pas Yllit Shehut, Enver Roshit dhe Aurora Marës, ditën e djeshme u përfol edhe emri i Edmond Rrushit. Të hënën pritet konfirmimi dhe marrja e mandateve të deputetëve të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim./real-news.tv

