TË FUNDIT

Korçë, zbardhet arsyeja pse djali mbyti nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një 80-vjeçare u mbyt nga djali i saj. Krimi ndodhi në qytetin e Korçës, ekzaktësisht në shtëpinë e viktimës, ku policia menjëherë dyshimet i hodhi tek i biri 50-vjeçar.

Zbardhet motivi se pse Nazim Demollari vrau nënën e tij, të cilën e mbyti me duar. Nga rrëfimi edhe i fqinjëve, mësohet se 50-vjeçari ishte një konsumues i rregullt i alkoolit. Bëhet me dije se Nazim Demollari është gjetur pranë trupit të pajetë të nënës së tij në momentin kur policia ka mbërritur brenda në banesë. Ai kishte nisur një sherr me mamanë e tij, që përfundoi me vdekjen e 80-vjeçares.

Fqinjët dëshmojnë se Nazim Demollari ishte ndarë nga bashkëshortja, ishte i papunë dhe jetonte me nënën e tij. Ai ishte thuajse gjithnjë i alkoolizuar dhe grindej shumë shpesh me viktimën./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat