Me Eusebio Di Francesco që mund të shkarkohet nga stoli i Romës për shkak të rezultateve të dobëta, drejtuesit verdhekuq kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në krye të dëshirave të Monchi mbetet Paulo Sousa.
Megjithatë, në garë për të zënë postin e Di Francesco, është edhe trajneri aktual i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.
45- vjeçari mund të marr drejtimin e Romës deri në fundin e sezonit aktual, diçka e cila është hedhur poshtë nga një emër si Roberto Donadoni.
Panucci ka marrë drejtimin e kombëtares kuqezi që nga korriku 2017. Ai luajti për Romën, nga viti 2001 deri në 2009, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. /real-news.tv/

