Grupi i Patriotëve Shqiptarë do të organizojnë ditën e enjte, më 7 mars, në orën 11:00 një protestë kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Tiranë.
Në njoftimin e shpërndarë nga Patriotët Shqiptarë kjo protestë do të organizohet kundër copëtimit të Mitrovicës, me moton: ‘Nuk kemi tokë për të falur’.

