Moti për ditën e sotme parashikohet të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, të cilat do të dominojnë orët e para të ditës.
Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët, por vranësira të shpeshta në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./real-news.tv/

