Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të mbetet në ifluencën e masave ajrore të ngrohta me origjinë Mesdhetare të cilat po mbajnë mot me të temperatura të larta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Enjte dt 07 Mars 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet.
Dallgëzimi do të jetë i forcës 5 -6 me lartësi vale 2,0 –2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të mëtejshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 4/21°C
Zonat e ulëta 8/24°C
Zonat bregdetare 9/22°C
Kosova
Kosova për ditën e Enjte dt 07 Mars 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C në mëngjes deri në 20°C gradë Celcius në mesditë.

