Takimet që pati në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha dhe aleatët e djathtë nuk i dhanë sinjale pozitive drejtorit të përgjithshëm për politikat e zgjerimit në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.
Ai tha se dialogu është përgjegjësi e të dyja palëve për të zgjidhur situatën aktuale politike në vend, e shumicës dhe opozitës. Por zyrtari i lartë i BE-së thotë se nuk pa asnjë shenjë që opozita të mund të kthehet në Kuvend pas vendimit për djegien e mandateve. Në të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, Danielsson tha se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.
Dhe fakti që opozita është jashtë parlamentit, nuk e ndihmon fare procesin integrues të vendit. “Këtë ja bëra të qartë opozitës”, – tha zyrtari i BE-së në një konferencë për mediat pas takimeve që pati me liderët politikë.

