Federata Shqiptare e Futbollit mbështet zyrtarisht vendimit e Shoqatës së Arbitrave për bojkotim të kampionatit, si reagim për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.
Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.
FSHF kërkon reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume./real-news.tv/

