Shumë shpejt do të hapet pishina më e thellë në botë pikërisht në Poloni. Mësohet se pishina do ndërtohet nga kompania gjigante Deepsport, ku thellësia e saj do të jetë prej 47 metrash.
Përveç pishinës, ndërtesa do ketë edhe salla ku mund të zhvillohen mbledhje të rëndësishme dhe konferenca. Gjithashtu, do ketë restorante dhe hotel. Pishina thuhet se do mbajë ujë sa 27 pishina olimpike dhe do ketë një tunel nënujor për një eksperiencë ndryshe./real-news.tv



