Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas është zhvilluar një protestë e madhe në Spanjë. Mësohet se gratë kanë dalë dhe kanë protestuar kundër dhunës dhe dallimit të pagave në punë. Më tej, ato kanë paralajmëruar se do të nisin greva nëse nuk do t`i shkurtohen dy orë pune.
Gratë kanë bërë thirrje për një grevë 24 orëshe, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Gjithashtu, ato kanë kërkuar që të ketë barazi mes tyre dhe meshkujve në punë.
Shumë gra nga shumë qytete të Spanjës janë ngritur për të zhvilluar protesta dhe greva nën moton ‘1 mijë arsye’./real-news.tv

