Hudhra është përdorur që në kohët e lashta si një ushqim që shëron shumë sëmundje.
Nuk është një rastësi që këto kultura të lashta kanë arritur në përfundimin që hudhra ka veti të mahnitshme shëndetësore.
Edhe shkenca moderne po e shikon hudhrën njësoj si lashtësia, një ushqim i fuqishëm që ndihmon në përmirësimin dhe trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.
Ja cilat janë vetitë e pabesueshme që ka hudhra në shëndetin e njeriut:
Ul rrezikun e kancerit të mushkërive
Konsumimi dy herë në javë i hudhrës gjatë një periudhe 7 vjeçare ka ulur me 44% rrezikun e kancerit të mushkërive, sipas një studimi të kryer në Kinë.
Parandalon kancerin e trurit
Elementët që ndodhen në hudhër kanë veti shkatërruese ndaj qelizave vdekjeprurëse në tru. Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor në Kaliforninë e Jugut
Janë antibiotikë të fuqishëm
Hudhra ka një përbërës 100 herë më efektiv sesa dy antibiotikë, sipas një studimi të botuar në Journal of Chemotherapy Antimicrobial. Hudhra shkatërron baktere që shkaktojnë sëmundje.
Mbron zemrën
Hudhra përmban kimikate që mbrojnë zemrën. Diallyl trisulfide, një komponent i vajit të hudhrës, ndihmon në mbrojtjen e zemrës gjatë operacionit kardiak dhe pas një sulmi në zemër. /real-news.tv/

