Rruga Tiranë-Elbasan, që duhej të kishte përfunduar para 5 viteve, vijon të marrë para nga buxheti i shtetit.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka publikuar tenderin me një fond prej 195 mln lekësh për mirëmbajtjen e Tunelit të Krrabës. Në nisje të këtij projekti rruga u tenderua me 312 milion dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milion, pa përfshirë dhe interesat e kredive.
Ende pa filluar mirë vënia në funksion i tunelit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për mirëmbajtjen e tij.
Në tender ftohen të gjitha subjektet e interesuara, me një fond limit prej 195 milion lekë pa TVSH. Kontrata parashikon menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të tunelit të Krrabës. Ndërsa zgjatja e kontratës parashikohet me një afat 2 vjeçar./real-news.tv/

