Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë Atlantike të cilat do të rikthejnë reshjet e shiut dhe të borës në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë në fillimin e javës.
Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi maksimale deri në 8-15 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 –2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/18°C
Zonat e ulëta 6/22°C
Zonat bregdetare 9/22°C /real-news.tv/

