Ditën e djeshme, opozita zhvilloi një protestë në Fier ku si pasojë u shoqëruan në polici 10 persona. Ky lajm është bërë i ditur nga kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi. Kujtojmë që Rama do zhvillonte një takim në kuadër të zgjedhjeve vendore.
Theksohet se 10 personat e shoqëruar në polici janë marrë në pyetje, kanë dhënë deklaratat e tyre e më pas janë lënë të lirë. Njoftohet se vetëm njëri prej tyre mbahet ende në polici.
Ditën e djeshme u plagos një efektiv i policisë, ku ende nuk është gjetur dhe identifikuar autori./real-news.tv

