TË FUNDIT

Qëlloi me gur policin në protestë, kapet autori

Gjatë ditës së djeshme në protestën e zhvilluar nga opozita në qytetin e Fierit, u qëllua me gurë në kokë një efektiv policie. Autoritetet shoqëruan 10 persona në rajon në lidhje me këtë ngjarje, ku rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua autori.

Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë.

Mësohet se autori i dhunës ushtruar ndaj policit është një 56-vjeçar me iniciale P.I, i cili është punonjës në Bashkinë Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat