Emigrantët shqiptarë kanë protestuar ditën e sotme kundër qeverisë së Ramës përballë Ambasadës Shqiptare në Athinë. Me thirrjet dhe pankartat ‘Rama ik’ dhe ‘E duam Shqipërisë si gjithë Evropa’, shumë shqiptarë u mblodhën në protestë, që ishte e organizuar nga dega e Partisë Demokratike.
Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci kishte mbledhur edhe shumë bashkatdhetarë të cilët kërkuan largimin e Ramës. “Nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria”, thanë emigrantët për mediat.
Më tej, ata kërkuan që të gjithë shqiptarët të dalin në protestën e organizuar nga opozita më 16 mars./real-news.tv







