Votimi i marrëveshjes së BREXIT-it që do të bëhet më 12 mars pritet të dështojë. të paktën një gjë të tillë e paralajmërojnë kritikët e kryeministres Theresa May.
Nëse dështon një gjë e tillë në një kohë kur Mbretëria e Bashkuara duhet të largohet nga blloku evropian më 29 mars atëherë skenarë të tjerë mund të vihen në lojë.
Nëse plani i saj dështon në parlament, pritet që ligjvënësit ta detyrojnë May-in të kërkojnë shtyrjen e afatit zyrtar të largimit të Britanisë, ndërsa ka disa të tjerë dyshojnë se vendimi i referendumit të 2016-s mund të përmbyset.
Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt thotë se tani është mundësia e vetme për t’u larguar me një marrëveshje nga blloku ose në të kundërt Brexit-i mund të anulohet. /real-news.tv/

