TË FUNDIT

VIDEO-FOTO / Po u prishen banesat, familjarët shtrihen dhe humbin ndjenjat në mes të rrugës

Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.

Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.

Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.

Ndërkohë, mësohet se si pasojë e situatës së krijuar, disa prej tyre kanë humbur ndjenjat në mes të rrugës.

E gjithë kjo ka  shkaktuar bllokim të trafikut, ndërkohë që forcat e policisë kanë shkuar aty për të stabilizuar situatën.

Për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët nuk janë ndier mirë, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, e cila i ka marrë ata për ndihmë mjekësore.

Po ashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Megjithatë situata mbetet tepër e tensionuar.

(real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat