Kur jeni në dietë, fruti duhet të jetë burimi kryesor i sheqerit. Është njësoj sikur trupi të kishte nevojë për karburant dhe sheqernat e rafinuara në shumë ushqime të përpunuara janë të tepruara dhe të dëmshme. Ju nuk duhet të shqetësoheni për sheqerin e frutave për aq kohë sa nuk ju pini vetëm lëngun.
Fibra që do të merrni ndihmon në rregullimin e çlirimit të sheqerit në qarkullimin e gjakut, duke shmangur një rënie të papritur të niveleve të glukozës. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për t’ju mbrojtur nga diabeti i tipit 2, por edhe për të zvogëluar dëshirën për të ngrënë kur ju ulet sheqeri në gjak. /real-news.tv/

