Çagatay Ulusoy ose ndryshe siç njihet për publikun shqiptar me emrin Sarp, u bë shumë i njohur gjatë transmetimit të serialit ‘I infiltruari’. I konsideruar gjithnjë si një djalë bukurosh dhe mjaft i pëlqyer nga femrat, aktori turk duket shumë ndryshe këto kohët e fundit nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Një video është publikuar në faqen e tij në Instagram, ku njofton se shumë shpejt do nisë sezoni i dytë i projektit më të fundit të quajtur ‘The Protector’. Ajo që vihet re është pamja e re e aktorit, i cili duket më i mbushur dhe tanimë ka një tjetër model flokësh.

Gjithashtu, Çagatay ka vendosur të rrisë edhe mjekrën. Gjithsesi, mezi presim sezonin e dytë të serialit, ku mund ta gjeni në Netflix./real-news.tv


