Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj opozitës për protestën e 16 marsit.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se protestat paqësore janë shtyllë e demokracisë por veprimet e dhunshme dhe shkatërrimi i pronës publike, janë të paligjshme.
Ambasada i del në krah qeverisë teksa shkruan se po zbatohet reforma në drejtësi dhe se po luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, ccështje për të cilat opozita proteston.
SHBA i kërkon deputetëve të dorëhequr të opozitë që të lënë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit./real-news.tv/

