Në orën 11:00 pritet të startojë protesta e opozitës para Kryeministrisë, ku shumë qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Tiranës. Ndërkohë, janë marrë masat për ditën e sotme, ku të gjitha dyert e Kryeministrisë janë blinduar, të cilat i kanë salduar me llamarina.
Gjithashtu, përveç dyerve, edhe xhamat janë zëvendësuar me llamarina. Rreth Kryeministrisë është vendosur edhe një rrethim që protestuesit të mos i afrohen godinës.
Partia Demokratike ka kërkuar leje 48 orë për të zhvilluar protestën ditën e sotme para zyrës së Ramës, ku në fillim policia e refuzoi. Rreth 1600 efektivë policie janë vendosur në dispozicion për mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që protesta të jetë e paqtë dhe mos të provokojë dhunë./real-news.tv

