Një nga vajzat e bukura Hueyda el Saied po pushon në një vend me borë me partnerin Tier dhe djalin e saj Gabrielin.
Mesa duket ajoj ka ditëlindjen dhe me anë të një postimi në iInstagram i ka bërë dedikimin më të bukur vetes.
“Kur mendoj për Mick Jagger ende duke kënduar që s’mund të marrë kënaqësi tjetër (ai e këndoi këtë këngë 55 vite më parë), dal në përfundimin se jam një njeri me fat. Sot jam disa vite më e re dhe kam shumë kënaqësi: Gabrielin tim, TG (partneri) tim të çmendur, familjen tim dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore. Gëzuar për jetën dhe shpirtrave të këndshëm që e bëjnë jetën time të bukur çdo ditë”, shkruan ajo në postimin e Instagram-it.
![]()
Gabriel është fryti i një marrëdhënieje 5-vjeçare me partnerin francez, marrëdhënie e cila u ndërpre në vitin 2017.
![]()
Megjithatë një kapitull i ri dashurie është hapur pak kohë më parë për El Saied. Ata janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët para 5 vitesh e tashmë, dyshja po jeton një histori të bukur dashurie.
![]()

