Një 62-vjeçar nga Fieri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur te Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale H.B.
Paraprakisht dyshohet për një atentat ndaj të moshuarit, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një makinë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Informacion paraprak i Policisë: Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

