Cristiano Ronaldo po hetohet nga UEFA për sjellje të pahijshme.
Në faqen e UEFA-s njoftohet se kundër Ronaldos janë ngritur akuza për “sjellje të pahijshme” në fund të fitores 3-0 të Juventusit kundër Atletico Madrid.
Sipas njoftimit, Enti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës do të caktojë vendimin kundër Ronaldos të enjten e ardhshme.
Gjithashtu, edhe trajneri i Atleticos, Diego Simeone, u hetua nga UEFA për sjellje të pahijshme, për të njëjtin veprim të kryer në përfundim të ndeshjes së parë kur Atletico fitoi 2-0 ndaj Juventusit. Trajneri i Atletico u gjobit me 20.000 euro. E njëjta masë pritet të merret edhe kundrejt Ronaldos, i cili bëri të njëjtën shenjë, në përfundim të ndeshjes kur Juventus fitoi ndaj Atletico./real-news.tv/


