TË FUNDIT

Këshilltari i Merkelit: Nëse shqiptarët nuk reagojnë tani, do të jetë tepër vonë në 2020-ën

Për kryekëshilltarin për ekonominë të grupit të CDU-së në Gjermani, Martin Henze, PPP-të në Shqipëri ndryshojnë nga PPP-të në Europë. Në një intervistë për “Shijak TV”, Henze tha se legjislacioni në Shqipëri lë hapërisa për korrupsion përmes PPP-ve.

“...nuk kanë lidhje me PPP-të që përdoren në mbarë Evropën. Ne si grup kemi shumë përvojë me PPP në të gjithë Evropën. Me PPP në Evropë janë bërë tunele, janë bërë shkolla, janë bërë vepra të mëdha publike. Me sa kam parë dhe me sa jam informuar unë në Shqipëri këto PPP janë krejt ndryshe. Në Shqipëri mungon një legjislacion i mirëfilltë dhe transparent për PPP dhe kjo lë shteg për korrupsion të madh, rrit borxhin publik dhe lë shteg për pastrimin e parave. Përvoja jonë dhe ajo evropiane na tregojnë që PPP mund të ndihmojnë jo vetëm shtetin por edhe banorët e zonave ku ato implementohen – në vende pune, në rritje rrogash. Këtë gjë unë nuk e kam parë në Shqipëri. Këtu ato janë të lidhura ngushtë për interesa personale me shtetin dhe me qeverinë dhe nuk janë në kontribut të qytetarëve.”, tha Henze.

Këshilltari i CDU-së tha gjithashtu se lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një besueshmeri të lartë në Europë. Ndërsa fliste për papunësinë dhe largimin e shqiptarëve drejt Gjermanisë, Henze tha se tani është koha kur shqiptarët duhet të reagojnë përpara se të jetë tepër vonë.

“Viti 2019, është një vit tej mase i rëndësishëm për Shqipërinë. Prej vitit 2013 gjendja ekonomike falë politikave qeverisëse është në gjendje katastrofale. Ne kemi arritur të shohim që rreth 600 mijë deri në 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin, kanë emigruar dhe kjo më së shumti për arsye ekonomike. Kjo është një fatkeqësi për vendin, një fatkeqësi për prindërit e këtyre fëmijëve, kjo është një fatkeqësi për të gjithë. Në këtë situatë Shqipëria është në një udhëkryq të madh dhe nëse nuk do të reagojë brenda vitit 2019-2020, do të jetë tepër vonë“, u shpreh Henze.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat