TË FUNDIT

Basha takon kryetaren e CDU

I pranishëm në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të veçantë me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Në një postim në “Twitter” kryetari i opozitës shprehet mirënjohës për mbështetjen e saj në hartimin e  programit të PD-së.

‘Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e  programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD’, shkruan Basha. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat