Dy aksidente me pasojë vdekjen janë shënuar brenda pak orësh në Gjirokastër dhe Burrel.
Një autobuz përplasi një makinë, ku udhëtonte një çift, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Për pasojë gruaja humbi jetën ndërsa burri është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ndodhi në aksin rrugor Burrel-Baz.
Viktima është shtetasi me iniciale B.D., rreth 40 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


