Ka përfunduar ndeshja në ‘Loro Borici’, ku Turqia ka shënuar golin e dytë dhe fitimtar ndaj Shqipërisë. Tifozët kuqezi nuk janë përmbajtur dhe kanë sharë e ofenduar trajnerin e kombëtares, Christian Panuccin.
Ka qenë pikërisht minuti i 60-të kur ka ardhur goli i dytë nga skuadra kundërshtare, ku menjëherë tifozët kanë nisur t`i hakërrehen dhe të shajnë Panuccin.
‘Panucci, Panucci vafanculo’, kanë qenë thirrjet plot inat të tifozëve.
Duhet theksuar se Shqipëria ka pasur disa raste të mira për të shënuar gol, por ka qenë pa fat./real-news.tv

