TË FUNDIT

Lobimi i rusëve/ Basha: Qeveria shpif, ja për çfarë hetohem

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar sot në Prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar në lidhje me kontratat e lobimit në SHBA, ku dyshohet se PD ka paguar 525.000 dollarë.

Basha është thirrur nga organi i akuzës në lidhje me dosjen e hapur ndaj PD-së për kontratat e lobimit në në SHBA para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në përfundim të seancës së pyetjeve Basha në një deklaratë për ediat i bëri thirrje Prokurorisë që të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania. Po ashtu Basha u shpreh se asnjë nga zyrtaret e PD nuk ka thyer asnjë ligj.

“Jemi thirrur sot në Prokurori si persona që mund të kemi të dhëna për hetimin. Dua të bëj të qartë se  hetimi bëhet për formularët e KQZ-së nëse ato janë plotësuar nga PD apo jo. Kjo është e vërteta dhe jo gënjeshtrat që mundohet të hedh qeveria. Ky hetim ka më shumë se 1 vit e gjysmë që ka nisur dhe qeveria e aktivizon sa herë e ka të nevojshme për nevojat e saj politike. I bëjmë thirrje Prokurorisë të bëj publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania, këto përgjigje vërtetojnë se  asnjë nga funksionarët e PD nuk ka shkelur asnjë ligj”, tha Basha pas daljes nga organi i akuzës.

Basha i dërgoi një letër, drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, në të cilën e konsideronte si të panevojshme kërkesën e paraqitjes për njohjen e akteve rreth hetimit për deklarimet financiare të Partisë Demokratike. Basha e cilësoi si të panevojshme dhe të pambështetur në ligj dhe në asnjë standard profesional e etik të hetimit pasi as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat