TË FUNDIT

Presidenca: Ja kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Institucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar listën me emra të aplikantëve për ‘Vendin vakant’ gjyqtar në Gjykatën Kushtetues.

Tashmë lista prej 13 emrash i shkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të proceduar sipas ligjit.

Njoftimi i plotë

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

Z. Alban Brati

Znj. Arta Vorpsi

Z. Avni Shehu

Znj. Elsa Toska

Znj. Fiona Papajorgji

Z. Ilir Mustafaj

Znj. Irena Reso

Znj. Kestrin Katro

Z. Klodian Rado

Z. Kostandin Kazanxhi

Znj. Marsida Xhaferllari

Znj. Mimoza Qinami

Znj. Valbona Bala (Pajo)

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat