Magnezi është një nga shtatë mineralet makro më të rëndësishme të nevojshme për funksionimin normal të organizmit, prandaj është i nevojshëm për çdo organ në trup, dhe veçanërisht për zemrën dhe muskujt.
Dhimbje koke të zakonshme, dhimbje në këmbë, pagjumësi. Këto janë vetëm disa simptoma që tregojnë mungesën e magnezit në organizëm.
Trupi i njeriut përmban rreth 25 gramë magnez të shpërndarë në kocka, muskuj, indet e buta dhe lëngjet trupore.
Mjekët e rekomandojnë atë në parandalimin e presionit të lartë të gjakut, çrregullimeve të ritmit të zemrës, pagjumësisë, osteoporozës, migrenës dhe shumë sëmundje të tjera.
Magnezi merr pjesë në mbi 300 procese të ndryshme metabolike dhe si i tillë është i nevojshëm për funksionimin normal të sistemit nervor, muskulor dhe kockor.
Magnezi mund të merret përmes perimeve të gjelbra, drithërave, arrave, sojës, fasules, misrit dhe mishit./real-news.tv/


