Gardianët e burgut Koridallo te Athinës, në Greqi kanë gjetur shqiptarin e gjakosur në qeli pas goditjeve me thikë. Episodi i ri i egër me një të burgosur shqiptar ka ndodhur sot paradite rreth orës 11.00. Gardianët e burgut kanë gjetur shqiptarin e gjakosur në qeli në godinën e pestë të burgut Koridallo te Athinës.
I dënuari shqiptar është goditur me thika në pjesën e pasme të trupit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e të burgosurve dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut.
Ambasada jonë në Greqi si gjithmonë e mësoi nga media, por më e keqja është se ka vite që nuk ka hetuar asnjë ngjarrje të tillë. Vitet e fundit janë dhjetra shqiptarë të vrarë. Çështjet janë ënde të pazbardhura, ndërsa ambasada shqiptare në Greqi nuk ka bërë asgjë për të nxitur palën greke për një hetim të plotë.

