Situata me kriminalitetin në qytetin e Elbasanit bën që herë pas herë autoritetet policore të ndërmarrin operacione ekstreme kontrollesh në qytet.
Edhe sonte, në orët e para të mbrëmjes, Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti.
Lagjet kryesore të këtij qyteti janë mbushur me forca ‘Shqiponja’ dhe të FNSH-së.
Ndërkohë, mësohet se policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë. /real-news.tv/

