TË FUNDIT

Turneu i Xhudos, tjetër medalje e artë për Kosovën

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në Gjeorgji, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky turne.

Kuka e mposhti kundërshtaren kubaneze Kaliema Antomarchi me ippon në finalen e kategorisë deri 78 kilogramë.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga Tbilisi Grand Prix, pasi Nora Gjakova e fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë të premten.

21-vjeçarja rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa e mundi xhudisten iraniane Rani Rani në rundin e dytë.

Në çerekfinale, Kuka e mposhti Ilona Lucassen nga Holanda, duke e siguruar gjysmëfinalen ndaj francezes Estelle Postive të dielën në mëngjes.

Xhudistja kosovare e mundi edhe francezen Postive në gjysmëfinale të turneut dhe më pas edhe Antomarchin e Kubës, duke u stolisur me medalje të artë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat