Me rastin e 1 Prillit, e njohur ndryshe si “Dita e Gënjeshtrave”, disa të rinj të lëvizjes “Reago” kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të uruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Një dhuratë në formë proteste për betonizimin që sipas tyre Veliaj i ka sjellë kryeqytetit.
Në shenjë simbolike, ata kanë paraqitur një pemë, e cila në vend të frutave rrit pallate. Duke ironizuar me premtimin e Veliajt të bërë gjatë fushatës elektorale të vitit 2015, ku deklaronte se nuk do të lejojë që të njihet si kryebashkiaku i kullave, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta.
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, Bashkia e Tiranës, nga 2015 deri në 2018, ka dhënë plot 800 leje ndërtimi. /real-news.tv/


