TË FUNDIT

16-vjeçarit i shpërthen granata në dorë

Një adoleshent në Pogradec ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi i ka shpërthyer aksidentalisht një granat. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se  i plagosur ka mbetur shtetasi E.Ç. i moshës rreth 16-vjeç.

Njoftim i policisë: Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat